Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kandidat për Prishtinën, Arben Vitia: Ditë shumë e rëndësishme për demokracinë

schedule09:23 - 17 Tetor, 2021

schedule 09:23 - 17 Tetor, 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal.

Vitia ka votuar rreth orës 9 në shkollën “Ali Sokoli” në kryeqytet. Para mediave, Vitia u deklarua në stilin e kryeministrit Kurti duke folur për motin.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë. I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të dielë. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë Vitia.

Ndryshe, Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e kryeqytetit./GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!