Janë luajtur dy ndeshjet e javës së pestë të “Abissnet Superiores”.
Egnatia ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përball skuadrës së Laçit në transfertën e kurbinasve. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Pedro Augusto, I cili I dha fitores skuadrës së Egantias. Augustro është kthyer tashmë në njeriun e momentit tek klubi nga Rrogozhina, duke siguruar të dytën fitore rresht, duke grumbulluar 8 pikë në kampionat.
Nga ana tjetër Kastrioti ka arritur të fitojë ndaj Skëndërbeut me rezultatin 2-0. Krutanën po tregojnë se janë një “kockë” e forte e këtij kampionati dhe se ndaj Skëndërbeut bënë thjeshtë detyrën. Në këtë mënyrë Kastrioti arrin të marrë fitoren e parë në kampionat ndërsa Skëndërbeu vazhdon rezultatet negative, pa pasur mundësinë të shijojnë fitoren e parë, në këtë sezon.
Golat u shënuan në minutën e 65’ nga Basha dhe në min 84’ nga Rami. /abcnews.al