Festa e vitit të ri, Veliaj shpërndan dhurata për fëmijët në nevojë

schedule14:40 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 14:40 - 26 Dhjetor, 2018

Të dhurosh të bën qytetar më të mirë thotë kryetari i Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj shpërndau dhurata për fëmijët në nevojë në qendrën sociale në bulevardin “Zogu i I”.

Festat e fundvitit vijnë me shumë dhurata për fëmijët e qendrave sociale të Tiranës. Me ndihmën e kompanive private bashkia shpërndau pako për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata që vijnë nga familje në nevojë në Qendrën Sociale Multidisiplinare në Bulevardin “Zogu I”.

“Mezi pres që edhe këtë vit, shumë studentë vullnetarë apo të tjerë që kanë në zemër të kontribuojnë, të kenë mundësi ta bëjnë. Na kanë ngelur edhe pak ditë derisa të vijë Viti i Ri, dhe besoj që ka plot kompani të tjera, ndonjëherë është mukajeti, thjesht s’u ka shkuar në mend dhe besoj që kjo e sotmja është një kujtesë edhe për kompani të tjera, për këdo që i ka mundësitë të vërë diçka mënjanë, do i ishim shumë mirënjohës. Tirana është vërtet qyteti i një milion problemeve, një milion banorëve, por edhe i një milion mundësive dhe për të gjithë ata që këtë vit kanë hequr mënjanë një lodër, ndonjë veshje, një vakt, i falenderoj me gjithë zemër, se qytetar dhe kryeqytetar nuk të bën adresa, nuk të bën numri i apartamentit në Tiranë, por mënyra si sillesh. “

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen punonjësit social të Bashkisë së Tiranës dhe vullnetarët e qendrave sociale që edhe në këto ditë festash qëndrojnë pranë   njerëzve në nevojë dhe femijeve

Mandej, sqaroi se për të gjithë ata që shfrytëzojnë fëmijët për qëllime përfitimi përmes lypjes, do të ndëshkohen me gjobë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!