Rusia së fundmi ka bërë me dije se pritet që pas krijimit të stokut të saj do të rifillojë shitjen e gazit në treg, ku pritet që të ketë një ndikim në tregjet ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak deklaroi në mënyrë specifike se Rusia mund të rifillojë shitjet e gazit pas përfundimit të rezervave të saj.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai nuk specifikoi sa shpejt ose në çfarë sasie mund të ndodhin këto shitje, por qeveria ruse ka deklaruar se synon të vazhdojë mbushjen e tankeve të saj deri më 1 nëntor.
Vërejtjet e tij vijnë mes presionit nga Moska për të rritur furnizimin me gaz në Evropë, ku çmimet janë rritur. Zyrtari rus shtoi se prodhimi i gazit i Rusisë është në potencialin e tij maksimal dhe se për tetorin mesatarisht 9.8 milion fuçi në ditë./abcnews.al