Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulje drastike e rasteve me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

schedule15:00 - 15 Tetor, 2021

schedule 15:00 - 15 Tetor, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Këto raste janë zbuluar pas testimit të mbi 1 mijë e 400 personave.

Raste të vdekjes nuk janë regjistruar.  “Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.

Në total numri i rasteve aktive është 786” thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë/Gazeta Express



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!