Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E grabiti dhe tentoi t’i përdhunonte vajzën, arrestohet shqiptari në Itali

schedule13:25 - 15 Tetor, 2021

schedule 13:25 - 15 Tetor, 2021

Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi i ka vjedhur para një qytetari si dhe ka tentuar që t’i përdhunojë të bijën.

Ngjarja ka ndodhur në Monselice, Padova dhe sipas Telenuovo, punëtori shqiptar kishte vjedhur në shtator 2019 shumën prej 4,000 eurosh nga qytetari duke e kërcënuar se do t’i vinte flakën shtëpisë së tij.

Shqiptari nuk e ka lënë me kaq pasi qershorin e kaluar, u përpoq të abuzonte me vajzën e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën gjithashtu mbetje kokaine.



Ai është dënuar për zhvatje dhe dhunë seksuale  dhe ndodhet në burgun e Rovigos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!