43 mijë anglezë kanë marrë rezultat të gabuar të testeve Covid-19

schedule14:00 - 15 Tetor, 2021

schedule 14:00 - 15 Tetor, 2021

Rreth 43,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë rezultat të gabuar të testeve Covid-19. Kjo ndodhi për shkak të një gabimi në një laborator në Wolverhampton, operacioni i të cilit u pezullua pas një hetimi të NHS, i cili aktualisht po komunikon me të prekurit, kryesisht në jugperëndim, për t’u kërkuar atyre që t’i nënshtrohen një testi të ri.

Problemi u vu re kur disa njerëz rezultuan pozitiv në testet e shpejta por në testet PCR ishin negativ. Testet LFT janë në thelb teste të shpejta që përdoren gjerësisht në shkolla dhe vende pune për të identifikuar individët asimptomatikë të cilët mund të jenë  të infektuar me virus dhe mund ta transmetojnë atë.

Testet PCR, të cilat kryhen në laborator, zbulojnë virusin disa javë pas infektimit dhe ndihmojnë në gjurmimin e kontakteve.  Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tha se rezultatet negative ishin ekzaminuar midis 8 dhe 12 shtatorit.

UKHSA deklaroi se të gjithë laboratorët e tjerë po funksionojnë normalisht dhe se nuk ka probleme teknike me pajisjet e testimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!