Sot do të mbushte 27-vjeç, Barbana Dini prek me fjalët për Ergin: Festo me engjëjt, engjëlli im

schedule11:10 - 15 Tetor, 2021

schedule 11:10 - 15 Tetor, 2021

Ergi Dini do të festonte 27 vjetorin e lindjes nëse nuk do të kishte ndërruar jetë tragjikisht në 2016-ën. Këngëtari i njohur, fitues i X Factor, u shua pas një aksidenti tragjik me motor bashkë me mikun e tij në Nëntor të atij viti. E motra, Barbana Dini e përkujton shpeshherë me dedikime emocionale që bën në rrjete sociale.

Ditën e sotme, në datën e lindjes së tij, këngëtarja ka publikuar një fotografi të Ergit dhe i ka kushtuar disa fjalë prekëse. “Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje…Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë…

Festo me ëngjëjt, ëngjëlli im, dhimbja ime më e madhe……………..”, shkruan Barbana. Kujtojmë që pak muaj më parë, Barbana publikoi dhe një këngë të të ndjerit që e kishte realizuar pak para se të ndërronte jetë. /abcnews.al