Edhe në qytete të tjera të vendit besimtarët katolikë dhe ortodokse kanë kremtuar Krishtlindjet.
Në mesnatë qindra prej tyre iu drejtuan kishave katolike për të pritur ardhjen në jetë të Jezu Krishtit.
Mesha u mbajtën në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Korçë , Fier dhe Vlorë. Me këtë rast besimtarët përcollën mesazhe paqeje dhe harmonie.
Festa ka vazhduar edhe ditën e sotme ku gjithashtu u mbajtën mesha në Kishat Ortodokse. Ndërsa besimtarët festojnë kryesisht me familjet dhe urojnë njëri -tjetrin për harmoni e mbarësi. /abcnews.al

