Presidenti i Republikës Ilri Meta, në një prononcim për gazetarët ka bërë urimin e tij për Krishtlindjen dhe me dëshirën që Krishtlindjet e tjera të jenë çelur negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Jo vetëm të bashkuar brenda familjes, por me negociata të hapura për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është ky urimi i Presidentit Ilir Meta në ditën e Krishtlindjes.
“Është një ditë që na fton të gjithëve të shtojmë urtësinë dhe mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar, më të bashkuar dhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në Bashkimin Europian”.
Në një ditë të tillë nuk duhet kaluar pa vëmendje puna e komuniteteve të besimit në vendin tonë për sa i përket harmonisë fetare- tha Presidenti i Republikës.
“Dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme që bëjnë komunitetet e besimit në vendin tonë, jo vetëm për besimin tek Zoti, jo vetëm për besimin tek e drejta, tek e mira, tek paqja, por mbi të gjitha atë punë të shkëlqyer dhe shembull që japin komunitetet tona duke e rritur çdo ditë harmoninë ndërfetare në vendin tonë dhe kjo harmoni duhet të reflektojë kudo dhe në radhë të parë duhet të reflektojë në politikë”.
Nuk munguan edhe pyetjet mbi politikën në vend por kreu I shtetit kërkoi ti përkushtim ndaj mesazheve që përcjell dita e Krishtlindjes./abcnews.al