Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e 3-të pa asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, 31 raste të reja

schedule15:06 - 14 Tetor, 2021

schedule 15:06 - 14 Tetor, 2021

Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është dita e 3-të rrjesht që asnjë qytetar s’e ka humbur betejën me koronavirusin.

Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.



Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 924.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!