Në fund të muajit tetor Shqipëria do të marrë një borxh 500 deri në 700 mln euro në tregjet ndërkombëtare. Emetimi i eurobondit vjen në një moment që vendi ka një nivel të lartë borxhi.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar niveli i borxhit publik pritet të arrij në 80% gjatë këtij viti duke rezultuar më i larti në rajon.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se ky eurobond do të përdoret për të financuar shëndetësinë dhe infrastrukturën.
Lexo edhe: Ibrahimaj: Pagat do vazhdojnë të rriten në mandatin e tretë
Ministrja hodhi poshtë akuzat e opozitës se shqiptarët po varfërohen për shkak të rritjes së çmimeve.
Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për të marrë një borxh për të pestën herë./ Abcnews.al