Shqipëria nuk ia doli të fitonte ndeshjen e mbrëmshme ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur në kuadër të kaulifikueseve të Botërorit, Katar 2022.
Padyshim që kjo humbje “djeg”, pasi ëndrra për vendin e dytë mbetet në sirtar edhe pse Kombëtarja jonë zhvilloi një performacë shumë të mire. Por ajo që nuk duhej të ndodhte dhe që na njollos më tepër është goditja me shishe uji nga tifozët “kuqezi” në drejtim të lojtarëve polak në dy momente të ndryshe, duke detyryar arbitrin të pezullonte ndeshjen për disa minuta.
Mirëpo nuk ishin vetëm tifozët shqiptarë që krijuan një skenë të tillë, pasi në një video të publikuar shihen edhe ata polak të cilët pavarësisht se janë të pakët në numër nuk ngurrojnë të godasin me shishe uji tifozët në tribunën përballë. /abcnews.al