Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar që të mos e lejojë Afganistanin të bjerë në kaos. Këtë deklaratë Merkel e bëri në një samit online të shteteve të G20 për të diskutuar një paketë ndihme për të ndihmuar popullin afgan.
Udhëheqësit përfshirë Presidentin amerikan Joe Biden kanë theksuar se ndihma duhet të sigurohet nëpërmjet organizatave të pavarura ndërkombëtare dhe jo drejtpërdrejt te talebanët, të cilët morën pushtetin në gusht.
Premtimet për ndihmë janë bërë tashmë nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e cila ka thënë për 1 miliardë euro për Afganistanin dhe vendet fqinje që marrin refugjatë.
Merkel, e cila nuk u paraqit për rizgjedhje muajin e kaluar dhe do të japë dorëheqjen si kancelare sapo të formohet një qeveri e re, ripohoi zotimin e Gjermanisë prej 600 milionë euro. g.v/abcnews.al