Dy mina për 6 mijë euro, si u kap i riu? Rrengu që i punoi policia për ta arrestuar

schedule19:58 - 12 Tetor, 2021

schedule 19:58 - 12 Tetor, 2021

Detaje të reja kanë dalë nga sekuestrimi i dy minave me telekomandë në qytetin e Durrësi.  Burime për ABC, bëjnë me dije se policia kishte rënë në gjurmët e të arrestuarit Paulin Deda, 34-vjeçar prej disa kohësh. Ata kishin mundur që të infiltrojnë një person për të blerë mina. Në momentin që agjenti kishte porositur minat dhe kishte lënë një vend takimi, uniformat blu të Durrësit i kanë vënë prangat 34-vjeçarit.

Aksioni për kapjen e këtij personi u kodua “Terminali”. Raportohet se Paulin Deda do t’i shiste minat kundrejt çmimit 6000 euro. Deda, banues në Milot ka qenë edhe më parë i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. /abcnews.al/