Rama pret efektiven Ina Nuka, pas kthimit nga Turqia

schedule10:57 - 23 Dhjetor, 2018

schedule 10:57 - 23 Dhjetor, 2018

Policja e dëmtuar gjatë protestës së banorëve të unazës së re përpara parlamentit është kthyer nga Turqia ku udhëtoi për tiu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në duar, ku edhe u dëmtua si pasojë e shpërthimit të një kapsolle.

Oficerja e policisë e dëmtuar gjatë protestës së banorëve të unazës së re përpara parlamentit më 22 Nëntor, e dërguar në Turqi për t’iu nënshtruar një operacioni të vështirë në duart e dëmtuara nga shpërthimi i një kapsolle, është kthyer në Tiranë. Suksesin e ndërhyrjes kirurgjikale Ina Nuka ia tregoi vetë shefit të qeverisë i cili e priti në zyrë, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Brenda 6 muajve me thanë do kesh ndjeshmërinë e gishtave dhe këtë javë do heq penjtë dhe pastaj do merrem me fizioterapi”.

Vendim qeverie për të dhënë një mbështetje financiare dhe morale për policen i premtoi kreu i qeverisë Rama Inës e cila pritet të rikthehet në detyrë në përfundimt të rikuperimit.

“Fola dhe me ministrin për mbështetje financiare dhe morale që të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit tonë dhe mundësinë që të rekuperohesh plotësisht dhe rintegrohesh. Besoj që do fillosh pak nga pak e punën në një detyrë më të lehtë si fillim pastaj si të shohim”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!