Austria me kancelar të ri, betohet Alexander Schallenberg

schedule15:34 - 11 Tetor, 2021

schedule 15:34 - 11 Tetor, 2021

Ish -ministri i jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, u betua të hënën si kancelar i ri i vendit. Schallenberg merr postin nga Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen të shtunën, pasi është nën hetim nga prokuroria për korrupsion.

Ditë më parë, partia e Gjelbër, e cila është në koalicion me Partinë Popullore Konservatore të Kurz (PVP), kërcënoi se do të prishte qeverinë nëse Kurz nuk zëvendësohej.

Presidenti Alexander Van der Bellen mirëpriti Schallenberg në zyrën e presidentit në Vjenë të hënën pasdite dhe e uroi atë për rolin e tij të ri. Van der Bellen gjithashtu konfirmoi Michael Linhart nga PVP si ministër i ri i jashtëm i Austrisë. g.v/abcnews.al