Prioritet në merkaton e dimrit për Real Madridit është edhe shitja e disa futbollistëve, si Marioni Diaz apo Luka Jovic.
Verën e kaluar Mariano refuzoi disa oferta pavarësisht se e dinte që ai nuk do të ishte pjesë e planeve të Ancelottit. Tani edhe pas vlerësimit të tij me agjentin, largimi fillon të fitojë forcë dhe kjo bëhet falë interesit të një klubi të Premier League.
Futbollisti është shtuar në listën e dëshirave të Neëcastle. Pronari i ri, Mohamed Bin Salman është i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur majat në Premier League dhe në Evropë. Sulmuesi aktual i Real Madridit është një opsion për gjysmën e sezonit.
Çmimi i operacionit mund t’i kushtojë klubit vetëm 10 milion euro, me Real Madridin që do të lirohej nga një lojtar që nuk aktivizohet thuajse fare, por që fiton një pagë vjetore prej 4.05 milion eurosh. /abcnews.al