Partizani pranon gabimet në Superligë, por nuk ka asnjë dyshim për ndeshjen që do të luajë në Gjirokastër. Trajneri Gega flet për sfidën ndaj Luftëtarit dhe për planet e kryeqytetasve për t’u përforcuar.
Nuk po shkohet në mënyrën më të mirë në ndeshjen e fundit. Partizani e mbyll vitin 2018 në Gjirokastër, ndërsa “kartolina” deri tani ka qenë ajo e dy barazimeve radhazi, në Durrës me Teutën, dhe në kryeqytet me Kukësin. Diferenca me vendin e dytë nuk është e madhe, pra si ndihet trajneri Skënder Gega në prag të Luftëtarit?
Skënder Gega, trajner i Partizanit: “Patëm një ngërç, por që quhen barazime nga ekipet ndoshta rivale. Gjithmonë të marrim maksimumin me lojë të mirë, ndoshta me lojë të barabartë, por edhe me probleme. Edhe me Durrësin edhe me Kukësin bësoj se bëmë një performancë të mirë . morëm maksiomumin e momentit që ishim dhe shpresoj që Gjirokastrën ta ndërtojmë edhe të shkojmë me pikësynimin vetëm fitore.”
Një pyetje e drejtpërdrejtë, sa i trembet ai kësaj sfide?
“Nuk kemi frikë, aq më tepër në Gjirokastër. Fakti që jemi këtu në vendi të parë, i kemi marrë ndeshjet seriozisht. I kemi respektuar kundërshtarët dhe e dimë se kush jemi. Jemi Partizani.”
Vetë Gega ka pohuar se Partizani ka limite, pra kërkon përforcime. Rroca e Shkurtaj, që ishin objektiva, u morën nga Kukësi.
“Konkrete nuk ka qenë asnjë gjë, sepse konkrete unë e quaj vetëm kur mbaron, kur firmoset. Kukësi e ka arritur, është benefit ndoshta për të, por markato akoma nuk ka filluar për ne. Që të marrim dikë duhet të largojmë dikë. Ata unë i vlerësoj të dy, sidomos Shkurtin sepse unë e kam pasur lojtar kur kam pasur 21 vjeçarët. Besoj në sport ka alternativa, dikush ikën e dikush vjen. Nuk ka qenë asnjëherë i joni, kështu që nuk ndjej ndonjë keqardhje.”/abcnews.al