Sherri i ndodhur në orën 9 të mëngjesit të sotëm në një lokal pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” ka nisur mes 2 mësueseve të kësaj shkolle, të cilat kanë dhënë shembullin më të keq për nxënësit e tyre, e madje duke iu vënë në rrezik edhe jetën. Siç raporton gazetarja e ABC Xhensila Kodra fillimisht 2 mësueset ajo e Letërsie (E.Q) dhe e Historisë (D.T) e kanë nisur debatin me njëra-tjetrën në oborrin e shkollës dhe më pas kanë shkuar në lokalin aty pranë për t’u sqaruar.
Të ulura pranë lokalit të shkollës mësueset nuk janë sqaruar, madje në debat e sipër kanë përfshirë dhe persona të tjerë që dyshohet se janë të afërm të tyre.
Nga lokali sherri është zhvendosur jashtë dhe të përfshirët në konflikt kanë marrë karriget në duar duke e gjuajtur njëri tjetrin kokës. Të plagosur lehtë raportohet se kanë mbetur 4 persona, kurse një prej tyre 32 vjeç ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, pasi është dëmtuar me sende të forta. Sipas policisë të përfshirë në këtë sherr kanë qenë 6 persona.
Lexo edhe: 6 persona sherr me karrige, policia: 5 të shoqëruar, disa të plagosur, njëri në spital
Është dashur ndërhyrja e policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Në polici janë shoqëruar 5 persona të cilët ndodhen në komisariatin nr 4 dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat. Një nga personat e shoqëruar është një polic ushtarak i njohur si Çim Qefalia, i afërmi i njërës prej mësueseve. Policia dyshon se është pikërisht ky person që ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit pistoletë TT gjatë sherrit. Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku u zhvillua sherri ka qenë rastësisht një polic, i cili është përpjekur të neutralizojë situatën, madje ka nxjerrë dhe pistoletën por nuk ka qëlluar.
Lexo edhe: Sherri me karrige te “Çajupi”, shpërndahen banorët, nxënësit panë “show” para mësimit
Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë kanë parë një shaqje të shëmtuar përpara nisjes së mësimit të nisur nga mësueset e tyre. Nuk dihet motivi i këtij sherri mes mësueseve, por ajo që kuptohet është se ka qenë i hershëm.Vetë mësueset që duhet të edukojnë brezin e ri sot kanë tmerruar nxënësit, në një sherr të nisura prej tyre të që u vijua më pas nga të afërmit me karrige në duar. /be.k/Abcnews.l
https://youtu.be/ibNLREuanIU