Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç, të cilët u martuan në 2009, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
Çifti, i cili ka dy djem, këtë muaj do bekohen me një vajzë.
Korel e njohur në Shqipëri përmes rolit të “Sheherzades” ka treguar se po e kalon një shtatzëni të lehtë dhe se tani kanë vendosur edhe për emrin e vogëlushes, i cili do jetë Leyla.
Në pritje të së voglës, aktorja ka organizuar një “Baby shower” për të cilin është kujdesur deri në detajin më të vogël./abcnews.al