Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është duke e shijuar lirinë që pas daljes nga paraburgimi, ku qendroi në paraburgim 40 ditë duke u akuzuar për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Para disa ditësh, ajo tregoi se ju nënshtrua disa ndërhyrjeve estetike, të cilat i tregoi publikisht përmes disa postimeve në Instagram.
Ndërkohë, sot këngëtarja ka publikuar disa poza provokuese, duke treguar se është bërë bionde. Fjolla shfaqet tepër elegante dhe padyshim ka marrë shumë komente nga fansat.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Fjolla është e martuar me biznesmenin, Fisnik Syla, me të cilin së fundi u tha se janë ndarë, por asnjëra palë ende nuk i kanë komentuar zërat./abcnews.al