Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asnjë viktimë dhe 40 të infektuar me koronavirus në Kosovë

schedule15:10 - 9 Tetor, 2021

schedule 15:10 - 9 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast fatal prej koronavirusit. Autoritetet e shëndetit në vend bënë gjithashtu të ditur se nga 2,870 teste të kryera u konfirmuan pozitivë 40 qytetarë.

Aktualisht, janë rreth 1 mijë e 226 raste aktive në gjithë vendin.

“Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226,” njofton MSH. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!