Pronësia saudite ka hyrë këtë të enjte në zyrat e Newcastle, marrë nga AS.
Ata premtojnë një investime të mëdha, ku që tani mendojnë për Cavani, Bale dhe Coutinho.
Para se ata të hyjnë për të tronditur tregun e transferimeve verën e ardhshme, është e rëndësishme që Newcastle të mbijetojë këtë sezon në Premier League, edhe pse sheikët duan të përforcojnë që në janar skuadrën, për ta siguruar sa më shpejt qëndrimin dhe për të menduar seriozisht për merkaton verën e ardhshme.
Nëse ata arrijnë të mbajnë vendin e tyre në Premier League, sipas Telegraph, ata duan të arrijnë gradualisht në garat evropiane, pse jo dhe të luftojnë për titullin. /abcnews.al/