Zhgënjimi për humbjen kundër Francës ishte i madh te Belgjika. Portieri Thibaut Courtois nuk është se ka duruar shumë dhe shigjeton UEFA-n për finalen e vogël.
“Tani duhet të përqëndrohemi tek sfida e së dielës kundër Italisë. Por, sinqerisht, nuk e kuptoj se përse shërben kjo ndeshje.
Të renditesh i treti në Nations League nuk shërben për asgjë. Nuk e kuptoj se përse e luajmë këtë ndeshje. Për ne do të jetë si një miqësore”, është shprehur portieri i Belgjikës dhe Real Madrid në Spanjë. / abcnews.al