Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

schedule15:35 - 7 Tetor, 2021

schedule 15:35 - 7 Tetor, 2021

 Pfizer dhe BioNTech ka kërkuar nga FDA miratimin e vaksinës së saj për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas një postimi në Twitter të kompanisë.

Vaksina Pfizer/Biontech, e miratuar nga FDA në gusht, ishte vaksina e parë e licencuar plotësisht kundër COVID-19 për përdorim në SHBA. Vaksinat Pfizer/Biontech dhe Moderna janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) për personat mbi 12-vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!