Bardhi përplaset me Manastirliun për shifrat: Gënjeve, jep llogari pse jemi të fundit për vaksinimet

schedule13:11 - 7 Tetor, 2021

schedule 13:11 - 7 Tetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përplas në Kuvend me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me shifrat e vaksinimit.

Bardhi tha se ministrja gënjeu, pasi janë vetëm 28% të qytetarëve shqiptarë të vaksinuar dhe jo 36% sikurse ka thënë ajo.

“28 % janë qytetarët që janë vaksinuar qytetarët me të dyja dozat jo 36% sa gënjeve ti të gjitha komisionet parlamentare. Erdhe këtu dhe pranove shifrat zyrtare që janë 28% jo siç keni gënjyer qytetarët. Akuzoi opozitën me gënjeshtra dhe më pas konfirmoi shifrat tona. Jemi vendi i parafundit në rajon. Na e ka kaluar, Kosova, Maqedonia, të gjithë vendet e rajonit me përjashtim të Bosnjës. Eja jep llogari pse jemi të fundit dhe pastaj akuzo opozitën,” tha Bardhi.  g.v/abcnews.al