Kukësi konfirmon trajnerin Diego Longo. Italiani pas ndeshjes me Teutën la të hapur mundësinë e largimit, duke pasur pretendimet e tij për ndërhyrje në zgjedhjet teknike.
Gjithsesi tashmë është sheshuar gjithccka dhe klubi i Kukësit ka dalë me një njoftim, që qartëson gjithçka.
“Skuadra ka zhvilluar paraditen e sotme stërvitjen e parë pas pushimit 3 ditor që kishte. Stafi teknik ka përfituar nga nderprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares dhe sot është rikthyer.
Stërvitja e sotme është drejtuar nga përgatitesi atletik Iris Selimi, i cili ka marrë udhëzimet nga trajneri Diego Longo.
Tekniku italian do të mbërrijë sot pasdite në Tiranë dhe e kishte të pamundur të arrinte stërvitjen për shkak të orarit të fluturimit”, shkruan Kukësi në njoftimin e bërë. / abcnews.al