Ka qenë ish kryeministri Sali Berisha ai që ka sqaruar për gazetarët goditjen me vezë të kryeministrit në foltoren e Kuvendit. Berisha tha se akti ishte për studentët, ndërsa ka bërë edhe një batutë për prejardhjen e vezëve të përdorura nga opozita në parlament.
Sali Berisha, ish kryeministër: “Kartolina e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve që deputeti Hasa i dërgoi nga studentët, krye kumbaros, kreut të krimit të organizuar, kreut të korrupsionit Edvin Kristaq Rama. E vërteta është, që ta merrni vesh ju, se ato vezë vinin direkt nga Surreli.”/abcnews.al