Sulmuesi shqiptar i Lyon i cili përfaqëson Zvicrën, Xherdan Shaqiri ka treguar disa prapaskena në lidhje me largimin e tij nga Liverpooli.
Shaqa ka treguar se në merkaton e dimrit të kaluar ai donte të largohej nga Liverpooli pasi kishte nga aferta nga Spanja, por “The Reds” nuk e lejuan.
“Në atë kohë doja të largohesha nga Liverpooli dhe përveç Lyon, kisha oferta nga Spanja dhe Italia. Klubi nuk donte të më linte të shkoja. Unë pranova këtë dhe u solla profesionalisht. Largimi nga “Anfield” nuk më ka dëmtuar fare”, shpjegon Shaqiri. /abcnews.al