Italia dhe Spanja do të përballën sonte në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve.
Të dy ekipet u përballën jo më larg se gjysmëfinalja e Kampionatit Evropian, ku “Azzurrët” fituan pas goditjeve të penalltive.
Spanja synon të marrë hak sonte, ndërsa në krahun tjetër Italia nuk ka ndërmend të prishë serinë e ndeshjeve pa humbje , ku deri më tani regjistron 37 të tilla.
Ekipi që do të fitojë sonte, do të ketë punë në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Francës dhe Belgjikës.
Formacionet zyrtare:
Spanjë: Simon, Azpilicueta, Laporte, Torres, Alonso, Koke, Busuqets, Gavi, Sarabia, Torres, Oyarzabal
Itali: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Bastoni, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Bernardeschi, Insigne. /abcnews.al