Media britanike: Albin Kurti turpëron Ursula von der Leyen, i përmend “padrejtësinë e madhe”

schedule15:05 - 6 Tetor, 2021

schedule 15:05 - 6 Tetor, 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u turpërua nga Kryeministri i Kosovës të mërkurën, para takimit të BE -së në Slloveni, pasi ai përmendi faktin se 5 shtete të BE -së ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia, duke e cilësuar këtë si “padrejtësi të madhe”, shkruan gazeta britanike Express.

“Ka qenë një padrejtësi e madhe, një mungesë e drejtësisë ndaj qytetarëve të vendit tonë”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur arriti në samit, duke theksuar se pesë shtete të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

“Unë jam për mungesë të frikës në anën e BE-së dhe për mungesë të hidhërimit në anën e Ballkanit. Ende kam shpresë”, shtoi ai.

Diskutimet në këtë samit do të sillen rreth investimeve rajonale, sigurisë dhe rimëkëmbjes socio-ekonomike nga pandemia COVID-19.

Delegatët gjithashtu do të vlerësojnë përparimin e gjashtë prej shteteve të Ballkanit (Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) drejt anëtarësimit të ardhshëm në BE. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!