Pandemia nuk i ka lëkundur aspak financat e të pasurve, madje i kanë rritur.
Forbes ka publikuar një listë me 400 më të pasurit e Amerikës, pasuria kolektive e të vilëve u rrit me 40% gjatë vitit të kaluar në 4.5 trilionë dollarë, nga 3.2 trilionë dollarë.

Jeff Bezos është më i pasuri në Amerikë, për të katërtin vit radhazi. Në vendin e dytë është Elon Musk, me vlerë 190.5 miliardë dollarë. Mark Zuckerberg zuri vendin e tretë, falë një rritjeje prej 63% të aksioneve të Facebook që nga lista e vitit të kaluar. Bill Gates renditet në vendin e katërt, hera e parë që ai nuk ka qenë në një nga dy vendet e para në tre dekada.
Pesëdhjetë e një miliarderë ranë nga renditja, përfshirë Donald Trump dhe Oprah Winfrey-të dy u kapën nga miliarderët e tjerë. Numri i grave në Forbes 400 është i pandryshuar nga një vit më parë në 56. Gruaja më e pasur në Amerikë, për të shtatin vit radhazi, është trashëgimtarja e Ëalmart, Alice Ëalton, me vlerë rreth 67.9 miliardë dollarë. Lista e plotë në Forbes

