Rusia ka dërguar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për të xhiruar një film artistik. Anija kozmike Soyuz MS-19 u ngrit nga Baikonur në Kazakistan, dhe tre orë më vonë u ankorua me ISS. Anija u lidh me Stacionin Hapësinor pak më shumë se tre orë më vonë. Regjisori Klim Shipenko dhe aktorja Yulia Peresild kanë vetëm 12 ditë për të filmuar skenat e tyre në hapësirë.
Filmi flet për një kirurge që është dërguar në orbitë për të shpëtuar një kozmonaut. Xhirimet do të marrin pjesë në seksionin rus të ISS. Dy nga kozmonautët rusë tashmë në bord, Oleg Novitsky dhe Pyotr Dubrov, gjithashtu do të marrin pjesë në film. Rusia ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga ISS brenda katër vjetësh, për shkak të vjetërsisë së pajisjeve të saj në bord.
Disa filma janë xhiruar në bordin e stacionit hapësinor, përfshirë një dokumentar të IMAX të vitit 2002. “Apogee of Fear”, një film fantastiko -shkencor i vitit 2012, i cili zgjati rreth tetë minuta, gjithashtu u filmua në hapësirë nga sipërmarrësi dhe turisti hapësinor Richard Garriott.
Tom Cruise dhe regjisori Doug Liman zbuluan në 2020 se po punonin në një film që do të filmohej në hapësirë, me bashkëpunimin e NASA-s. Projekti është duke u zhvilluar me SpaceX. Thuhet se qëndrimi i Cruise në stacionin hapësinor mund të ndodhë në Tetor, por asnjë datë përfundimtare për nisjen e tij nuk është zbuluar.
/abcnews.al