Kreu i PD Lulzim Basha ka mbërritur në Samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor.
Faqja në Instagram e PPE ka postuar foto në story të mbërritjes së liderëve të partive, mes të cilëve edhe të kryetarit Basha. Samiti i hapi punimet në orën 16.00 të ditës së sotme.
Basha do të ketë edhe një fjalë gjatë këtij evenimenti ku marrin pjesë drejtuesit kryesorë politikë, qeverisë dhe presidentë nga e gjithë Europa. Në samit pritet që Basha të adresojë problemet që sipas tij i quan pengesa drejt BE. Këtë e bëri me dije vetë Basha në mëngjes teksa postoi videomesazhin që do të përcillet në Samit./be.k//abcnews.al
Lexo edhe: Basha para samitit të PPE: Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat drejt BE-së