Qytetarët amerikanë kanë protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm. Në videot e postuara në mediat sociale shihen protestuesit të cilët marshojnë në zona të ndryshme të New York.
Kryebashkiaku Bill de Blasio kishte paralajmëruar se punonjësit e pavaksinuar të shkollave nuk do të paguheshin dhe nuk do të punonin gjatë kësaj jave. Ata po planifikojnë të zëvendësojnë punonjësit që nuk janë vaksinuar nëse do të jetë e nevojshme.
SHBA ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave nga Covid, përkatësisht 44,682,835 raste dhe 722,268 viktima./abcnews.al