Një avion misterioz është gjetur i rrëzuar një ditë më parë në zonën e Vermoshit në vendin tonë. I ftuar në ABC Live, gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen duke e cilësuar dhe si të vështirë për hetimet pasi është një zonë e vështirë dhe larg vëmendjes.
Sipas tij banorët e zonës e kanë konstatuar dhe e kanë parë sesa është vonuar e gjithë skena për marrjen e dy personave që ndodheshin në avion.
Hoxha ndër të tjera thekson se ky është një avion që mund të jetë përdorur për transport të lëndëve narkotike, pasi këtë e dëshmon qartë sipas tij dhe fshehja e gjurmëve që janë mundur që të bëjnë autorët.
Ai ndër të tjera ka thënë se autoritete tona kapin vetëm avionët e rrëzuar dhe jo ato që ulen e ngrihen.
“Është një zonë që e njoh herët dhe shumë e vështirë për të shkuar në vendngjarje. Lajmi i parë që kam marrë dje është se ka rënë një helikopter, dhe kur kam pyet më kanë thënë se në ajër ka qenë vetëm një helikopter, dhe kompanitë private të njëjtën gjë më thanë. Fakti që avioni nuk ka asnjë adrese dhe të dhëna dhe shikoni se dhe bishti është i lyer me të kuqe, do të thotë se personat janë kujdesur që të mos zbuloheshin lehtë. Ai avion ulet lehtësisht. Në atë zonë nuk punon as telefoni pasi e kam zona e malit të zi.
Avioni i Ishmit ka rënë në kohën e korrjes, por ky avion është një PA 18 ose 22 dhe ka një fuqi mbajtëse deri në 408 kilogram që përfshihen nafta piloti, dhe maksimumi i bie që mban vetëm 200 kilogram, një sasi që mund të nxirret me dy mushka. Në këtë zonë të rinjtë e zonës “janë kthyer në “mushka”, vete dhe kalojnë në Malin e Zi.
Fluturimet që monitorohen janë në 3 mijë lartësi. Banorët e zonës kanë thënë se ato që erdhën dhe i morën nuk janë të njohur. aty është punuar më shumë se gjys ore për ta ngarkuar dhe shkarkuar avionin kanë thënë dëshmitarët. Gomonet fillojnë tani deri në dhjetor, por në atë zonë vërtet ka pasur trafik dhe kontrabandë por të bërë me kafshë ose me rrugë tokësore nga vete të rinjtë.
Kjo është një ngjarje e rëndësishme për tu hetuar. Ne kapim avionët që na bien dhe jo ato që ulen dhe ngrihen”, është shprehur Artan Hoxha./abcnews.al