“Me fuoristradë erdhi edhe një vajzë”, rrëzimi misterioz i avionit në Vermosh: Kishin një ngarkesë

schedule12:23 - 5 Tetor, 2021

schedule 12:23 - 5 Tetor, 2021

Detaje të reja kanë dalë nga rrëzimi misterioz i një avioni në zonën e Vermoshit në Malësinë e Madhe. Gazetari i ABC, Simon Shkreli raporton se avioni ka bërë një ulje dhe më pas kur ka tentuar të ngrihet sërish është rrëzuar. Ndërkohë një bari i zonës ka shkuar për ta ndihmuar po raportohet se nuk është lënë të afrohet.

Sipas të dëshmitarëve okular një makinë fuoristradë është afruar në zonë dhe për disa minuta një ngarkesë është transportuar nga avioni për tek makina e bardhë e ngjashme me ato që përdor policia. Më tej gazetari Simon Shkreli tha se në makinën që erdhi për të ndihmuar pilotin dhe pasagjerin e avionit ishte edhe një vajzë, por nuk dihet roli i saj.

Ka dyshime që piloti dhe pasagjeri të kenë qenë me kombësi boshnjake. Dëshmitarët që i kanë parë kanë raportuar se ata të dy nuk kishin një shqipe të pastër dhe nuk ishin malësorë. Ndërkohë personat që erdhën me makinë kishin një gjuhë standarde të të folurit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!