Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë ku është thirrur për të dhënë sqarime ministrja Ogerta Manastirliu. Krytarja e Komisionit, Albana Vokshi iu drejtua ministres me disa pyetje, ku vë theksin te ritmi i ulët i vaksinimit në vendin tonë. Përpos kësaj, ajo e bën atë përgjegjësen kryesore Manastirliun për shifrat e larta të vdekshmërisë në vend, si pasojë e Covid. Duke replikuar me deputetin e PS, Ilirian Pendavinji, i cili tha se qeveria menaxhoi mirë situatën, Vokshi tha se ministrja gjatë fushatës ka bërë patronazhisten.
Gjithashtu, edhe deputetja e PD, Oriola Pampuri duke iu drejtuar ministres tha se nuk mund të flasë me krenari për mbërritjen e dozave të vaksinave, ndërsa shprehet se ajo që ka dëmtuar më shumë është koha.
Pjesë nga debati:
Albana Vokshi: Nuk mundet të mashtroni! Mos e bëni zonja ministre! S’mund të mashtroni deputetë e Kuvendit. I referohemi një shifre një standardi. Pyetja dyte. Përderisa ne jemi të fundit në rajon, kush mban përgjegjësi që jemi vetëm 28.4%? Pse kjo marrëveshje është kaq e vonuar, pse nisëm në janar procesin e vaksinimit?
Mesatarja e BE është 63% me të dyja dozat. E gjitha Evropa 52% me të dyja dozat. Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Sa është numri i qytetarëve që janë vaksinuar me cilën lloje vaksine? Prej yre janë të certifikuara dhe nuk janë certifikuar nga EMA?
Çfarë do bëhet me qytetarët që janë vaksinuar me vaksina të pacertifikuara? A ndjeheni ju zonja ministre përgjegjëse për mungesën e marrjes së masave të duhura qoftë për vaksinimin apo pandemisë që Shqipëria ka këto shifra alarmante të vdekshmërisë? Ky nuk është grafik i PD.
A ndjeheni përgjegjëse që Shqipëria ka shifrën më të lartë në rajon për vdekshmërinë? Kush mbahet përgjegjës për vdekjen gjatë pandemisë. A nuk duhet të kishit dhënë dorëheqjen ju sot? Thjeshtë si akt moral jo detyrim partiak?
Oriola Pampuri: Në të gjithë botën po diskutohet doza e tretë e vaksinës. Të gjithë jemi dakord dhe kemi bërë atë këshillimin sepse skepticizmi ka qenë i lartë. Kemi sugjeruar ta bëjnë vaksinën. Por janë një pjesë e popullatës që nuk kanë punë në Shqipëri dhe punojnë për punë zonale, ajo vaksinë që ne u sugjeruan sot nuk u hunë në punë sepse nuk janë të certifikuara nga EMA. Ajo që na ka dëmtuar më shumë është koha. Për shkak të asaj kohe kemi humbur shumë njerëz. Kur ne sugjeronim që të bëheshin kontratat për vaksinat ju nuk dëgjonit. Kjo nuk është krenaria juaj. Jeni shumë me vonesë. Për sa i përket dozës së tretë, mjekët ishin të parët që bënë vaksinën. Ndoshta ka ardhur koha të bëhet doza e tretë. Ndërkohë që ne flasim akoma për të parën dhe të dytën. A janë marrë masat? Kur mendonim se ia kishim hedhur vjet atëherë i humbën ata mjekë.
Ilirian Pendavinji: Jam kundër jush. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur
Albana Vokshi: Ju nuk mund të më gjykoni dot mendimin
Ilirian Pendavinji: Ju na bëni moral për pjesën e menaxhimit të pandemisë. Patjetër që ka vdekje, por si pasojë pandemisë jo keqmenaxhimit. Ju na bëni moral ku e gjithë fushata juaj elektorale ishte një bombë infektimi. Keni shërbyer për rritjen e infektimeve masive.ju paragjykoj edhe në të gjitha ato që thoni për menaxhimin. Mendoj se është menaxhuar shumë mirë.
Albana Vokshi: Ministrja s’duhet të ishte sot aty, duhet të ishte e hetuar. Ka kryer krime. Më vend që të punonte për vaksinimin ministrja shkonte shtëpi më shtëpi dhe kryente krime elektorale. Ja ku e kemi sistemin e patronazhimit. Hynte shtëpi më shtëpi pas orës 10:00. 70 patronazhistë të sistemit të shëndetësisë. Ministrja suadhet të ishte këtu sot duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësia kryesore që kemi mijëra vdekje. g.v/abcnews.al