Elbasani u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ekzekutim i dyfishtë me armë zjarri në dalje të qytetit, rrugës kryesore për në Tiranë. Nga ky atentat i stili mafioz humbën jetën Ardjan Çollaku 50 vjeç si edhe Lulzim Bitri 40-vjeç.
Burime për ABC bëjnë me dije se Ardjan Çollaku kishte një të shkuar kriminale, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, por i skeduar edhe në Shqipëri për dhunë në familje por edhe Lulzim Bitri 40-vjeç, gjithashtu ishte me precedent penal, i përfshirë në një vrasje në Tetovë tre vite më parë.
Lexo edhe: Vrasja në Elbasan, kush është 50-vjeçari me dy mbiemra, babai i dy djemve, i dënuar për drogë
Gazetari i “ABC” Aldo Kozarja ka zbardhur kronologjinë e atentatit mafioz që mori dy jetë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e kanë pritur shënjestrën (ende nuk dihet cili ishte objektiv apo të dy) të fshehur në makinë tip “Volvo” disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë, pasi si duket kishin informacion mbi lëvizjet.
Në momentin që 50-vjeçari Çollaku ka ardhur pranë karburantit ka parkuar makinën dhe sapo doli për të hyrë në ambientet e lokalit së bashku me Bitrin u qëlluan me “Scorpions”.
Lexo edhe: Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, pamjet ku u shkrumbua makina e autorëve
Dëshmitarët kanë deklaruar se fillimisht është qëlluar njëherë, më pas breshëria e plumbave u mori jetën Çollakut dhe Bitrit. Në vendin e ngjarjes u gjendën 23 gëzhoja.
Me shpejtësi “rrufe” atentatorët janë larguar në drejtim të fshatit Balldre duke djegur makinën për të humbur gjurmët. Ende deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Policia ka ngritur postblloqe të shumta në hyrje dhe dalje të qytetit. Sipas informacioneve deri më tani policia e Elbasanit ka shoqëruar 25 persona.
Lexo edhe: Iu bë atentat, në vitin 2017 Çollaku “futi” poshtë rrotave të “Range Rover”-it të riun marangoz
Kush është Ardjan Çollaku?
Ardian Çollaku, i cili mbeti viktimë nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Elbasan nuk është emër i panjohur për policinë. Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se ai ka qenë i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike por edhe për dhunë në familje. Më herët Çollaku kishte qenë i dënuar edhe në shtetin italian për trafik narkotikësh. Pasi është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ai ishte ekstraduar drejt Italisë për të vuajtur dënimin. Viktima rreth 50-vjeç ishte baba i dy djemve ndërsa kishte përdorur në të shkuarën edhe mbiemra të tjerë, ndër to edhe Subashi. Sipas informacioneve paraprake ai nuk ishte i skeduar si pjesë e ndonjë grupi kriminal ndërsa deri më tani dyshimet kryesore lidhen me të shkuarën kriminale dhe dënimin në Itali në fushën e narkotikëve.
Kush është Lulzim Bitri?
Lulzim Bitri njihet si mik i Talo Çelës. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Çela është autori i dyshuar i grabitjes së 9 prillit 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu Çela dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. /abcnews.al/