Anila Hetoja është piktore. Ajo ka jetuar për disa kohë në Kanada. Hetoja është kthyer në Shqipëri në një kohë, kur të gjithë shqiptarët duan të largohen. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” tregoi se është kthyer në Shqipëri për arsye familjare.
“Jam kthyer këtu për arsye familjare. Nuk është se jam penduar që kam ardhur. Përsa i përket familjes, fëmijëve sot rrugët janë të hapura. Kam sakrifikuar që fëmijët tanë të kenë mundësi për të studiuar jashtë. Aktualisht po studiojnë në Shqipëri. Edhe kur emigron, vendasit ku janë duan që të migrojnë sepse duan për një jetë më të mirë, eksperiencë. Flas për kanadezët në këtë rast. Shumë kanadezë preferonin të jetonin në Amerikë”.
Ajo ka pikturuar në të dyja vendet, por sipas saj arti vlerësohet më shumë në Kanada.
“Përsa i përket artit në fakt është më mirë atje sepse e vlerësojnë artin. Të hapen më shumë dyer. Në terma financiarë dhe nga ana shpirtërore ndihesh më i vlerësuar”, tha piktorja.
Piktura për të ka nisur si hobi, por shpejt është kthyer në një profesion, pasi ka shumë artdashës dhe pikturat shiten.
“Unë mendoj që një piktor lind. Më kujtohet një thënie e Pikasos “çdo fëmijë lind artist”. E rëndësishme është që kur të rritesh do mbetesh apo jo. Prandaj dua të them që Po, lind dhe sigurisht që bëhesh sepse ke eksperiencë, ke studiuar, ke më shumë përvojë”.
“Ka nisur si hobi dhe tani është kthyer si profesion. Piktura ka shumë artdashës në treg që e pëlqejnë dhe që shiten. Unë kam faqen time të web-it ku mund të klikojnë, pëlqejnë, shikojnë”./abcnews.al