Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi morën nga zemra e Prishtinës, mbështetjen e mijëra qytetarëve që mbushën sheshin “Skënderbeu”.
Vetëm pak ditë larg verdiktit final të togave të zeza, me flamuj kuq e zi dhe thirrje për drejtësi, mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, dhanë verdiktin e tyre për ushtarët e lirisë:
Të emocionuar familjarët e katërshës së UÇK, ndoqën në rreshtin e parë, organizimin e platformës “Liria ka emër”.
Në emër të tyre, foli Liriona Sulejmani, vajza e dëshmorit të luftës Bajram Sulejmani, që kërkoi as më pak dhe as më shumë: lirimin e bashkëluftëtarëve të babait të saj.
Ish krerët e uçk ndodhen në Hagë prej gjatë vitesh, në një proces të gjatë, të shoqëruar me dritëhije mbi provat dhe dëshmitarët e prezantuar nga akuza, ndërsa kreu i Aleancës, partisë së Ramush Haradinajt, kujtoi edhe njëherë se në këtë histori UÇK nuk ishte agresori…por reagimi i popullit për liri.
“Si mund të ketë faj një popull, njerëz që e kanë marrë pushkën për liri? Çdokush që ka kapur pushkën për të luftuar për vendin e vet, meriton t’i ngresh kapelën. Ne jemi të lirë, do t’i presim të lirë. Kurrkush s’do ta ndotë tregimin tonë për liri.”
Mbështetja për çlirimtarët nuk mbyllet më tubimin e 12 shtatorit.
Ora e pritjes që numëron mbrapsht kthimin e çlirimtarëve, është vendosur në qindra qytete europiane, ndërsa Haga është vendqëndrimi i rradhës në një natë të gjatë qëndrese përpara 16 shtatorit.
Ish kreret e uçk nuk janë vetëm, ndërsa lufta e tyre ishte përgjigja e një populli për liri përballë agresorit që kërkonte shfarrosjen e tyre….
Falë tyre, historia e Kosovës vazhdon…./abcnews.al

