Vrau dy kushërinjtë në Laç, Apeli lë në burgim të përjetshëm Markel Bushin

schedule12:40 - 4 Tetor, 2021

schedule 12:40 - 4 Tetor, 2021

Gjykata e Apelit ka lënë në burgim të përjetshëm Markel Bushin. Ky i fundit ka ekzekutuar me armë zjarri dy kushërinjtë Kelvin dhe Erjon Jushi. Kujtojmë se në mars të këtij Gjykata e Kurbinit e dënoi me burgim të përjetshëm të Markel Bushin.

Trupi gjykues pranoi kërkesën e përfaqësuesit të akuzës së Laçit, i cili në pretencën e tij, kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të arrestuarit Bushi.

Nga ana tjetër, avokati dhe familjarët e të pandehurit, pretenduan se vrasja e dy kushërinjve në Laç, ishte realizuar nga Markel Bushi, pasi ky i fundit ishte mbrojtur nga kërcënimi i tyre për ta vrarë.

Për ngjarjen e vitit 2019, i akuzuari u shpreh atëherë në gjykatë se ishte penduar, por qëlloi për t’u vetëmbrojtur. Në muajin prill 2019, Bushi ekzekutoi me armë zjarri dy kushërinjtë, Kelvin dhe Erjon Jushi. Krimi i rëndë ka ndodhur në 28 prill 2019, në qendër të qytetit të Laçit dhe shumë pranë komisariatit të këtij qyteti. Dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi u ekzekutuan me breshëri plumbash. /abcnews.al/