Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Krujë. Viktima është një elektricist me inicialet I. C.
Sipas policisë rreth orës 19:45 duke kryer punime elektrike në banesën e F. K., ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al