Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 23 të infektuar me koronavirus dhe dy humbje jete. Në raportimi ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se numri i të shëruarve për sot ishte 114.
Kështu, numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend shkon në 154.995. Kurse, në total numri i rasteve aktive është 2.237.
NJOFTIMI
03 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.
Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995 Në total numri i rasteve aktive është 2.237. /abcnews.al/


