Gerard Pique është nga ata që flasin drejt dhe kështu ndodhi edhe pas humbjes së djeshme të Barcelonës kundër Atletico Madrid.
Mbrojtësi i pranon problemet dhe e di shumë mirë se duhet të shtrëngohen ta kalojnë këtë situatë. “Kemi humbur dhe ishte një rezultat që e prisnim, por nuk e donim. Tani le të pushojmë e të përfitojmë nga pushimi i kampionatit dhe t’ia nisim nga e para.
Mund të luanim për tre orë dhe nuk do të shënonim gol. Gjërat janë keq, por na mbetet të punojmë, të pushojmë dhe të kthehemi me më shumë forcë.
Nuk është se ka vetëm një problem, njërëzit e dinë, edhe një i verbër e sheh. Janë kohëra të vështirë dhe ne do e kalojmë këtë periudhë”, tha Pique pas ndeshjes. / abcnews.al