Durrës/ grabitja e 75 milionëve, gjykata le në burg dy policët

schedule14:24 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 14:24 - 18 Dhjetor, 2018

Gjykata e Durrës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e dy rojeve private, që po transportonin paratë e Drejtorisë së Transportit Rrugor. Bëhet fjalë për ngjarjen ku tre persona të armatosur grabiten 75 milionë lekë të vjetra.

Dy policët privatë që ruanin makinën e parave të Drejtorisë Transportit Rrugor në Durrës u lanë në burg. Gjykata vendosi për Fejzi Hekuran Sakajn dhe Astrit Gjanën masën e sigurisë arrest me burg. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës brenda 5 ditëve dita e shpalljes së tij.

Arrestimi i Sakajt dhe i Gjanës erdhi pas grabitjes se 75 milionë lekëve të vjetra në Shkozët. Automjeti i shoqërisë private të sigurimit, i cili po transportonte vlerën monetare drejt një banke të nivelit të dytë, u sulmua nga 3 persona të maskuar dhe me armë të cilët mundën të grabisin një pjesë të parave. Autorët shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t’i ngritur pritë makinës.

Policia ende nuk ka kapur grabitësit e shumës, kurse dy rojet private akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin. Grabitja ka ndodhur pasditen e 14 dhjetorit, në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit./abcnews.al