Abissnet Superiore nuk ndalet. Pas derbit Dinamo-Partizani, që përfundoi në barazim 1-1, një ditë më parë u luajtën edhe Egnatia-Kastrioti (2-1) dhe Skënderbeu-Vllaznia (0-0).
Sot luhen dy duelet e fundit për llogari të javës së katërt dhe bëhet fjalë për dy ndeshje që nuk duhen humbur.
Gjithçka nis prej orës 13:45, kur në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zbresin në fushë Tirana dhe Laçi, që duan tre pikët për të parë nga kreu i klasifikimit.
Të dyja ekipet kanë hyrë në kampionat me pretendime madhore dhe pritet një ndeshje e luftuar. Të njëjtat pritshmëri janë edhe për duelin e fundit të javës.
Kukësi i vendit të parë përballet me Teutën kampione në fuqi. “Elbasan Arena” do i ketë dyert e hapura për tifozët dhe dy skuadrat do tentojnë pikët e plota. Gjithçka nis prej orës 16:45. / abcnews.al