Moti – E hënë, 17 Dhjetor 2018

schedule16:15 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 16:15 - 17 Dhjetor, 2018

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës janë dominuar nga vranesira të dendura në të gjithë territorin, më të theksuara në zonat veriore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. Duke ju afruar mesditës pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira të konsiderueshëm në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa reshje të dendura dëbore në zonat malore, kryesisht në juglindje të territorit.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me reshje të dendura shiu e dëbore ku më problematike situata paraqitet në qarqet Vlorë – Gjirokastër ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -2 °C në zonat malore deri në 15 °C mesdita në jugperëndim të Shqipërisë. Era do fryjë mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi lindor-juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!