“Me mua kanë abuzuar seksualisht në moshën 9-vjeçare”, këngëtarja e njohur trondit me rrëfimin

schedule22:42 - 30 Shtator, 2021

schedule 22:42 - 30 Shtator, 2021

Këngëtarja e muzikës pop, Gloria Estefan ka deklaruar se është abuzuar seksualisht nga një anëtar i familjes, kur ishte vetëm nëntë vjeçe.

64-vjeçarja ka treguar e ajo ishte ngacmuar teksa ndiqte mësimin në shkollën e muzikës, nga dikush të cilit nëna e saj i besonte.

“93% e fëmijëve të abuzuar i njohin dhe u besojnë abuzuesve. Edhe unë e di këtë sepse unë jam një prej tyre”, ka deklaruar ajo.

Gloria ka bërë me dije se i afërmi kishte shfrytëzuar besimin e nënës së saj, për ta ngacmuar atë.

“Ai ishte anëtar i familjes, por jo i familjes së ngushtë. Ai ishte në pozitën e fuqisë, sepse nëna ime më ka dërguar në shkollën e tij të muzikës dhe ai menjëherë filloi të më thoshte se sa e talentuar isha, dhe se si unë kisha nevojë për vëmendje të posaçme”, ka rrëfyer ajo.

Këngëtarja ka thënë se abuzuesi e kërcënonte se nëse i tregonte të ëmës, do ta vriste atë.

“I thashë, nuk mund të ndodhë kjo, nuk mund ta bësh këtë, por ai më tha se babai im ishte në Vitenam ndërkaq nëna ishte e vetme dhe se nëse i tregoja nënës, ai do ta vriste atë”, ka përfunduar ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!